Është zëvendësuar menjëherë flamuri i AAK-së i vendosur nga simpatizantë të kësaj partie në hyrje të qytetit të Rahovecit.
Me të dëgjuar, gjithnjë sipas raportimeve nga kryeqyteti i bujqësisë, Kreshniku, djali i komandantit Xhafer Kadiri, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës vite më parë, mori përgjegjësinë që këtë flamur partie ta zëvendësojë me atë kombëtar, përcjell GazetaBlic.
Foton me flamur kombëtar e postoi pikërisht ai, teksa mori ovacione virtuale nga të gjithë qytetarët pa dallim, partiakë apo apartiakë.
/GazetaBlic/