Sporti

Simone Inzaghi merr një lajm të mirë para ndeshjes me Juventusin

03/31/2022 21:26
nga:Mergim Rreci

Marcelo Brozovic ka rifilluar stërvitjet e plota me bashkëlojtarët e Interit dhe pritet të startojë kundër Juventusit të dielën.

“Derby d’Italia” mund të jetë një ndeshje vendimtare për të ardhmen e dy skuadrave, përcjell GazetaBlic Sport.

Brozovic ishte ende duke luftuar me një dëmtim në këmbën e tij, dëmtim që e la jashtë për disa ndeshje.

Megjithatë, tashmë duket se e ka kaluar dhe se do të jetë në këtë takim nga minuta e parë.

Situata me Stefan de Vrij është pak më e pasigurt, pasi ai vazhdon të stërvitet në një orar të veçantë nga të tjerët.

Sky Sport Italia raporton se nëse De Vrij nuk ia del në kohë, atëherë Danilo D’Ambrosio do të prezantohet në anën e djathtë të një mbrojtjeje me tre lojtarë, me Milan Skriniar në qendër dhe Alessandro Bastoni në të majtë.

/GazetaBlic Sport/