Sporti

Simone Inzaghi – ‘mbret’ i ndeshjeve me eliminim, vetëm Liverpool i Jurgen Klopp e ka eliminuar

04/27/2023 20:04
nga:Mergim Rreci

Liverpooli i Jurgen Klopp mbetet skuadra e vetme që ka eliminuar Interin e Simone Inzaghit nga garat me eliminim, që kur ‘Nerazzurrët’ e emëruan trajnerin në vitin 2021.

Interi është kualifikuar në finalen e dytë radhazi të Kupës së Italisë duke mundur Juventusin 2-1 në total në gjysmëfinale. Tekniku italian ka konfirmuar se është specialist në ndeshjet me eliminim, pasi ka fituar tashmë gjashtë finale, dy Coppa Italia dhe katër Supercoppa, një rekord i ndarë me trajnerë legjendar, si Fabio Capello dhe Marcello Lippi, transmeton GazetaBlic Sport.

Interi është eliminuar vetëm nga një kompeticion me eliminim që kur Inzaghi u emërua në verën e vitit 2021. Kjo ndodhi sezonin e kaluar kur finalistët e atëhershëm, Liverpool mundën Nerazzurrët në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Interi ka përparuar në çdo kompeticion tjetër që ka luajtur me Inzaghin, duke fituar një Coppa Italia dhe dy Supercoppa. Ata do të kenë një shans për të ngritur Kupën e dytë të Italisë më 24 maj, kur do të takohen me Fiorentinën ose Cremonese në Romë dhe do të përballen me rivalët e qytetit Milan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në maj.

/GazetaBlic Sport/