Simone Inzaghi e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit në Serie A.
Trofeu do të ndahet gjatë ndeshjes Inter-Frosinone, e planifikuar për të dielën në orën 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, përcjell GazetaBlic Sport.
Çmimi u caktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët bazuar në kriteret teknike sportive dhe cilësinë e lojës së shprehur nga ekipet e tyre, si dhe sjelljen/fair-play të mbajtur gjatë ndeshjeve.
? Il premio ????? ?? ??? ????? di ottobre è stato assegnato all’allenatore dell’Inter Simone Inzaghi ?#SerieATIM ?
— Lega Serie A (@SerieA) November 3, 2023
/GazetaBlic Sport/


