Sporti

Simon Kjaer zë vendin e 18’të në garën për ta fituar Topin e Artë

11/29/2021 18:03
nga:Lorik J

Mbrojtësi danez i Milanit, Simon Kjaer është renditur si lojtari i 18’të në garën për Topin e Artë.

Kjaer kishte një sezon fantastik me skuadrën e Milanit dhe poashtu me kombëtaren e Danimarkës, ku arritën deri në gjysmëfinale të kampionatit evropian 2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi është vlerësuar për paraqitjet e tij të mira dhe është renditur në vendin e 18’të në garën për çmimin e madh individual.

/GazetaBlic Sport.

https://mobile.twitter.com/francefootball/status/1465364784430436353