Lajme

Simiq refuzon të deklarohet për media pasi Lista Serbe nuk duket askund

04/03/2022 14:19
nga:Donika Fetahu

Pas mungesës së dukshme të përfaqësuesve të Listës Serbe, si në stacionin e autobusëve në Mitrovicë ashtu edhe në Rashkë, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, është paraqitur pak kohë përpara shkollës fillore në Rashkë.

Në hyrje të ambienteve të kësaj shkolle, nga Simiq mediat kanë kërkuar një deklaratë të shkurtër për procesin e votimit të serbëve nga Kosova.

Por, i njëjti ka thënë se nuk mund të flasë tani dhe se një gjë të tillë do ta bëjë më vonë dhe që nga atëherë nuk është paraqitur, raporton “Novosti”.