Sporti

Simeone regjistron një statistikë të veçantë në Ligën e Kampionëve

11/29/2023 08:49
nga:Mergim Rreci

Atlético Madrid fitoi në shtëpi ndaj Feyenoord dhe u kualifikua në raundin e 16-të të Champions League, në një lojë në të cilën Diego Simeone arriti një statistikë të veçantë në kompeticion: 100 ndeshje si trajner dhe të gjitha për spanjollët.

Trajneri argjentinas është vetëm trajneri i tretë në histori që arrin 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve për vetëm një klub, përcjell GazetaBlic Sport.

I pari është Sir Alex Ferguson, me 190 për Manchester United , dhe i dyti është Arsène Wenger, me 147 për Arsenalin .

Në këto 100 ndeshje, Simeone ka 49 fitore, 25 barazime dhe 26 humbje, duke arritur tashmë dy herë në finale.