Sporti

Simeone: Nuk kam qenë kurrë nxënës i 10-ës në shkollë, rëndësi për mua ka vetëm fitorja

05/11/2024 22:47
nga:Mergim Rreci

Duke folur në prag të ndeshjes ndaj Celta Vigo-s, trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone u shpreh se ekipi i tij duhet të jetë i përqendruar, pasi përballë do të ketë një ekip që është përmirësuar shumë.

“Duhet të jemi të përqendruar. Kemi përballë një ekip që është përmirësuar në rezultate dhe luan mirë që nga ardhja e trajnerit të ri. Ata kanë bërë një punë të mirë”-tha fillimisht ai.

Më pas i pyetur për sistemin e lojës, tekniku i “colchoneros” deklaroi se për të ka rëndësi vetëm fitorja.

“Unë shoh shumë ekipe që përdorin sisteme mbrojtëse. Ka ekipe që përdorin skemën 7-2-1. Fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Në ndeshje kalon shumë kohë pa pasur ti topin dhe skuadrat që fitojnë i menaxhojnë këto situata në mënyrën më të mire të mundshme. Ndihem si në kohën kur isha student, më mjaftonte një gjashtë, ndonjëherë merrja një tetë për të kompensuar. Unë kurrë nuk kam qenë nxënës i dhjetës. Tani jetoj për të emocionuar dhe për të arritur gjëra më të mira”-u shpreh Simeone.