Skuadra e Liverpoolit fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultatin 2:3.
Liverpool mposhti Atletico Madridin në shtëpi me dy golat e Mo Salah dhe një të Naby Keita, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, trajneri i Atl Madridit, Diego Simeone ka bërë një veprim aspak sportiv, duke vrapuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes – duke mos u përshëndetur fare me trajnerin e “Reds”, Jurgen Klopp.
E në lidhje me këtë ka folur Klopp pas duelit, ku tha se padyshim se nuk kishte diçka mes tyre, por Simeone u largua me vrap, shkaku se nuk ishte i kënaqur me ndeshjen e ekipit të tij.
“Neve nuk na pëlqen kjo, por po situata është e qartë. Unë dua t’i flisja pas ndeshjes, duke ia dhënë dorën. Reagimi i tij nuk ishte aq i ftohtë. Herën tjetër që do të takohemi do t’i shtrëngojmë duart patjetër. Nuk është asgjë. Ai ishte padyshim i zemëruar, jo me mua, por me lojën. Nuk ka asgjë tjetër”, tha Jurgen Klopp për BT Sports.
/GazetaBlic Sport


