Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, foli për e Mediaset pas fitores së Milanit në Ligën e Kampionëve.
Milan ishte duke fituar me rezultatin 1-0, por ndëshkimi i Kessie me të kuq pas 29 minutave lojë ndikoi në rënien e ekipit italian. Në pjesën e dytë, Griezmann dhe Suarez krejt në fund shënuan për fitoren e Atletico Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në fillim Milani ishte superior, ata filluan mirë, me një lojë të shpejtë dhe dinamike, siç bëjnë në kampionat dhe siç bënë në Liverpool në Ligën e Kampionëve. Është e qartë se pasi Kessié u përjashtua ata humbën pak terren dhe ne hymë në lojë. Në pjesën e dytë luajtëm me dëshirën për të fituar dhe lënduar një ekip që u mbyll mirë. Në fund ia dolëm dhe shijuam një fitore që na duhej”, tha fillimisht Simeone.
“Milani në njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë ishte superior, kjo është e sigurt. Pastaj në pjesën e dytë me lojtar shtesë ne u përpoqëm në çdo mënyrë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


