Sporti

Simeone: Më shajtën për 90 minuta, çfarë pritet prej meje?

09/17/2025 23:52
nga:Lorik J

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-3 ndaj Liverpoolit në Anfield në Ligën e Kampionëve, pasi u përlesh me një tifoz të Liverpoolit.

“Reagimi im ndaj fyerjeve nuk është i mirë, por nuk e dini si është të të fyejnë vazhdimisht për 90 minuta”, shpjegoi Simeone në Movistar.

“Ishim të pafat me golin e parë, na nxori nga shinat, por me shpirtin dhe cilësinë e djemve u rikthyem në lojë, dhe me Llorenten – ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, shtoi trajneri i Atleticos.

“Ne e rritëm nivelin e performancës sonë, megjithëse Liverpooli është një ekip shumë i mirë. Loja ishte në kufi dhe mund të kishte shkuar në të dyja drejtimet. Një gol i shkëlqyer nga Virgil na la me një shije të hidhur në gojë, por me shpirt”, shtoi Simeone.

/GazetaBlic Sport