Sporti

Simeone me lëvdata për Alvarezin: Lojtari ynë më i mirë

09/25/2025 08:28
nga:Lorik J

Atletico Madrid u rikthye te fitoret të mërkurën ndaj Rayo Vallecano, me trajnerin Diego Simeone që falënderoi Julian Alvarez për suksesin.

Sulmuesi argjentinas shënoi një tregolësh kundër Rayos, ndërsa skuadra e tij fitoi 3-2.

“Në Mallorca luajtëm një ndeshje të mirë, mund ta kishim fituar, dhe sonte përsëritëm të njëjtën situatë. Në pjesën e parë mund të kishim pasur një epërsi më të madhe, por ata na shënuan një gol të shkëlqyer që ndikoi në vetëbesimin tonë”, tha Simeone.

“Julian është lojtari më i mirë që kemi. Duhet të kujdesemi për të, të sigurohemi që ai të qëndrojë këtu te Atletico për shumë vite të tjera. Ai duhet të na ndihmojë. Sa herë që ai bën diferencën, na ndihmon jashtëzakonisht”, vazhdoi Cholo entuziast.

/GazetaBlic Sport