Sporti

Simeone me dhimbje koke, Felix dhe Herrera do të mungojnë edhe këtë javë

08/25/2021 18:43
nga:Lorik J

Rikthimi i Joao Félix dhe Hector Herrera në fushë nuk do të ndodhë këtë të dielë në ndeshjen e Atletico Madrid kundër Villarreal.

Të dyja do të jenë në dispozicion vetëm pas pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Marca, vetëm diçka e papritur mund të bëjë që Diego Simeone të rrezikojë kthimin e Joao Félix dhe Herrera të dielën.

Trajneri i Atleticos megjithatë, nuk ka ndërmend të rrezikojë një kthim të hershëm të tyre.

/GazetaBlic Sport