Sporti

Simeone: Jemi ekip i kompletuar

03/19/2023 11:08
nga:E K

Atletico Madrid po kalon momentin më të mirë të sezonit. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 3-0 ndaj Valencias në “Wanda Metropolitana”.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në La Liga dhe rezultati i dhjetë radhazi pozitiv (7 fitore dhe 3 barazime). “Colchoneros” mbajnë vendin e tretë në renditje, ndërkohë që Simeone është i lumtur me formën e djemve të tij.

“Jam i lumtur sepse kush luan bën shumë mirë, por të njëjtën gjë bëjnë edhe ata që vijnë nga pankina. Jemi një skuadër e kompletuar.

Në pjesën e parë nuk ia dolëm të shënonim golat e tjerë që realizuam në të dytën. Avantazhi 1-0 është i rrezikshëm, nuk je kurrë i qetë. Atletico po rritet shumë”.

Më pas një koment për Antoine Griezmann. Sulmuesi francez zhbllokoi takimin, duke gjetur golin e nëntë sezonal në La Liga.

“Është shumë e vështirë ta markosh. Antoine është një ndër më të mirët në botë në leximin e situatave në sulm”, theksoi Diego Simeone.