Sporti

Simeone: Interi luan të premten, ne të shtunën! Faleminderit…

02/12/2024 18:48
nga:E K

Diego Simeone ankohet për kalendarin. Atletico Madrid do të sfidojë Interin në dy duele të zjarrta për një biletë në çerekfinalet e Champions League.

Takimi i parë do të zhvillohet në “San Siro” (20 shkurt). Ndeshja e kthimit, më 13 mars në “Wanda Metropolitana”.

Në prononcimin e dhënë pas humbjes 1-0 me Sevillan në Andaluzi, trajneri argjentinas i “Colchoneros” u shpreh:

“Duhet të kemi durim dhe të përfitojmë nga kjo javë gjatë së cilës mund të stërvitemi pak më shumë se zakonisht.

Interi do të luajë të premten? Ndërsa ne jo, do të përballemi të shtunën ndaj Las Palmas. Duhet të qëndrojmë të qetë.

Gjithsesi, faleminderit Ligës dhe Federatës”, thekson “El Cholo”, i cili ka humbur edhe Alvaro Moratën në takimin e fundit.

Sulmuesi iberik pësoi një dëmtim në gju. Që pas testeve mjekësore nuk rezultoi aq i rëndë sa u duk. Morata shpreson të jetë gati për duelin e kthimin ndaj Interit.