Trajneri i Atletico Madrid ishte shumë i kënaqur me nënshkrimin e Memphis Depay (ish-Barcelona).
Diego Simeone konsideron se sulmuesi holandez është një nga ata lojtarë për të cilët ai është i emocionuar për të parë lojën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Do të vijë një lojtar që është entuziast, me vullnetin për të rikuperuar versionin e tij më të mirë. Ne do të punojmë që të gjejmë të njëjtin lojtar që luante në Lyon, ku tregoi të gjitha aftësitë e tij. Ne do të punojmë me të për të arritur formën e tij më të mirë dhe shpresojmë që ai të kthejë atë që presim prej tij”, theksoi tekniku i Atleticos në konferencë për shtyp.
Simeone shpjegoi se si do ta përdorë sulmuesin holandez: “Ai mund të luajë si anësor ose si sulmues i dytë. Ai është i ngjashëm me Diogo Costa, një sulmues që filloi nga jashtë, por përfundoi në krye, sepse ishte shpërthyes, i fortë dhe i përcaktuar mirë. Memphis e tregoi këtë veçanërisht në Francë dhe në vitin e tij të parë te Barça, ku kishte shifra të mira”, përfundoi Simeone.
/GazetaBlic Sport/


