Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i ka kërkuar falje publikisht Vinicius Jr dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për sjelljen e tij gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës midis dy skuadrave.
Duke folur për mediat përpara ndeshjes së Atletico Madridit në Kupën e Mbretit kundër Deportivo La Coruna, Simeone foli për incidentin në të cilin u pa duke u tallur me Vinicius nga vija anësore, duke iu referuar fishkëllimave që braziliani ka marrë dhe duke sugjeruar që Perez do ta largonte atë në fund të sezonit.
“Florentino do t’ju shkarkojë, mbani mend çfarë po ju them,” u dëgjua të thoshte Simeone gjatë ndeshjes.
Pasi reflektoi mbi rastin, Simeone lëshoi një falje publike, duke pranuar gabimin e tij.
“Do të doja t’i kërkoja falje Florentino Perezit dhe Vinicius për incidentin që panë. Ishte gabim nga ana ime që e vura veten në atë pozicion dhe e pranoj që ishte gabim,” tha trajneri argjentinas.
/GazetaBlic Sport


