Sporti

Simeone fokusohet veç tek Bilbao: “Nuk po mendoj për Interin, vetëm për Kupën – duam finalen”

02/28/2024 15:09
nga:Lorik J

Në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone tha se po mendon veç për këtë sfidë – jo për atë ndaj Interit.

“Arritja në finale do të ishte shumë mirë për klubin, për tifozët dhe për lojtarët. Do të ketë një atmosferë të rëndësishme, me shtëpinë e Bilbaos. Nuk presim një ndeshje jo intensive, me agresivitet të madh në fillim prej tyre, gjë që zakonisht e bëjnë kur luajnë në shtëpi”, tha fillimisht Simeone.

“Kur keni një gjysmëfinale para jush, të gjithë kanë shpresën për ta luajtur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të luajmë kundër një ekipi që luan shumë mirë, është një kundërshtar i vështirë, po bën një sezon të shkëlqyer. Kam shpresën për të luajtur një ndeshje të madhe dhe për të arritur në finale, gjë që duan tifozët, lojtarët dhe klubi.

Trajneri i Colchoneros më pas u pyet edhe për mendimin e tij për ndeshjen e radhës të Champions League me Atletico-n që pret rikthim kundër Interit në 1/16: “Unë po mendoj për Kupën, jo për Interin” përfundoi Cholo Simeone.

/GazetaBlic Sport