Giovanni Simeone, sulmuesi i Hellas Verona, ka folur për veten e tij pas të dielës fantastike të përjetuar falë katër golave të shënuar ndaj Lazios të Maurizio Sarrit.
Kjo nuk është hera e parë që ai shkëlqen kundër trajnerit toskan, pasi në sezonin e fundit te Fiorentina i shënoi një hat-trick Napolit që i kushtoi Sarit kampionatin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo ishte padyshim një rastësi”, përgjigjet argjentinasi duke qeshur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
“Do të doja të shënoja kundër të gjitha skuadrave dhe të gjithë trajnerëve, madje edhe kundër babait tim nëse do të më duhej ta sfidoja”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


