Sporti

Simeone dhe 11 vitet e tij në Atletico: “Gjithçka përfundon herët a vonë, shpresoj të jetë një zgjedhje e përbashkët”

01/24/2022 21:43
nga:Lorik J

Duke folur në periferi të prezantimit të dokumentar ekskluziv Amazon mbi karrierën e tij, Diego Pablo Simeone foli edhe për karrierën e tij të gjatë në krye të Atletico Madrid (11 vjet).

“Atletico është një pjesë e madhe e jetës sime. Dikur do të më duhet të largohem, sepse në jetë gjithçka fillon dhe mbaron. Unë ende shpresoj që kjo ndarje të jetë rezultat i një vendimi të përbashkët. Por është e qartë se për mua Atletico ishte, është dhe do të jetë gjithmonë e veçantë”, thuhet në deklaratën e Simeones.

Aktualisht, skuadra e tij ndodhet në vendin e katërt në La Liga me 36 pikë.

/GazetaBlic Sport