Sporti

Simeone: Ancelotti më i miri, dua të mësoj prej tij

01/26/2023 09:10
nga:E K

Real Madrid do të përballet sot me rivalin lokal, Atletico Madrid në kuadër të “Copa del Rey”.

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Spanjës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para fillimit të takimit, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka lavdëruar kundërshtarin e tij, Carlo Ancleotti.

“Reali ka shumë yje. Në duhet të luajmë futbollin tonë për t’i vënë ata në vështirësi. Nuk mund të veçoj asnjë futbollist të Realit, pasi ai klub ka shumë lojtarë të rëndësishëm.

Janë një skuadër shumë kompetitive. Ne duhet të zbresim në fushë plot entuziazëm dhe me dëshirën e madhe për t’i mposhtur.

Ancelotti? Do doja shumë ta njihja dhe të mësoja prej tij. Carlo më duket një njeri shumë i mirë dhe një trajner i madh”, u shpreh Cholo Simeone.

Argjentinasi ka edhe një sugjerim në lidhje me rregulloren e dueleve të Kupës: “Në situata të caktuara, koha shtesë duhet të hiqet. Duhet të shkojmë direkt te penalltitë“.

/GazetaBlic Sport.