Lajme

Silvio Berlusconi shërohet përfundimisht nga Covid-19

05/01/2021 22:30
nga:Y I

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili është shtruar disa herë në spital për shak të pasojave që i ka lënë Covid-i, duket se tani ia ka hedhur përfundimisht.

84-vjeçari ka lënë sot spitalin, San Raffaele në Milano, pas 24 ditësh, dhe është nisur drejt vilës së tij.

Pas infektimit me COVID në shtator, Berlusconi u shtrua në spital, por gjendja e tij u përmirësua dhe mjekët e lejuan që të dilte.

Mirëpo, pas disa kohësh ai u kthye sërish për shkak të komplikacioneve që kishte postCovid. Mediat italiane raportojnë se gjendja e tij është e mirë dhe ndodhet në vilën e tij luksoze në Arcore. /GSH/

​Vdes filantropi i njohur Eli Broad