Një femër ka përfunduar dje e arrestuar në Prishtinë.
Kjo pasi që gjatë një kontrolli te e njëjta është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.
Gjithashtu gjatë kontrollit te e dyshuara është gjetur edhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


