Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka vizituar në spital të lënduarit nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në një konferencë për media, ajo ka thënë kjo është një ngjarje e tmerrshme.
“E di, ata janë të rinj dhe të guximshëm. Besoj se shumica do të shpëtojnë, mjekët janë këtu”.
“Do të marrin një mësim nga jeta. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodh kjo”, është shprehur ajo.
Siljanovska-Davkova ka deklaruar se ngjarja në fjalë mund të ishte parashikuar që të mos ndodhte.


