Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kritikuar mediat për raportimin e tyre në rastet e dhunës ndaj grave, dhe të vrasjeve të grave.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se mediat kanë elemente patriarkale të raportimit kur bëhet fjalë për gratë e vrara ose kur ushtrohet dhunë ndaj grave.
“Një simptomë e kapitalizmit që në Kosovë është në suaza perverse se si mediat i trajtojnë rastet e dhunës. Ne lobojmë në një raportim të denjë që edhe të drejtë që e bëjnë mediat duke e respektuar kodin e etikës, se si raportohet në rastet e dhunës, edhe kemi media të caktuara të cilat as nuk kanë etikë e që janë të shumta”.
“Ka shumë media që i shkelin të drejtat e njeriut, e ky është problemi ynë, përveç që e adresojnë problemin në nivel shtetëror, e kemi te shoqëria, te familja e kemi edhe te media edhe të mënyra se si artikulohet çdo çështje shoqërore në media”.
“Mediat janë aleatë dhe kundërshtarë të tonë në shumë pika. Janë aleatë sepse përmes mediave arrijmë te publiku sepse ky është qëllimi ynë. Kundërshtarë janë në mënyrën se si raportohet dhuna ndaj grave, kur raportohet për dhunë ndaj grave shkojnë të raportojnë e të gjejnë arsyen se si është vrarë ajo grua, për me gjet nëse ka pasë ndonjë krim xhelozie apo pasioni çka do që është ose me e nxjerrë një lloj të senzacionit që prek qytetarët dhe e bënë temë të ditës. Zakonisht ka diçka dinamikë gjinore se ku do që raportohet për vrasjet apo dhunën ndaj grave ka elemente jashtëzakonisht patriarkale që mirëmbahen prej mediave”, ka thënë Sijarina.


