Franca është përballur në miqësoren kundër Uellsit si përgatitje përpara Europianit.
Franca fitoi me rezultain 3:0, por Benzema humbi penalltinë dhe lëshoi disa raste shënimi.
Megjithatë një moment shumë i përfolur është ai i Kylian Mbappe, i cili simuloi në mënyrë të shëmtuar pas përplasjes me Rodon, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo e ka acaruar së tepërmi edhe komentatorin e “ESPN” që nuk kërkon të shoh skena të tilla në miqësore.
“Oh, çohu, çohu! Ai ka një zakon të keq dhe ju të gjithë e njihni, shiheni. Shikoni pak Zotin e pafajshëm Kylian Mbappe. Shikojeni këtë, shikoni sesi mashtron. Mashtron absolutisht. Një lojtar me talentin e tij duke u hedhur në atë mënyrë. Gjyqtari ishte në vend dhe duhej t’i jepte kartonin e verdhë. Duhet ta ndëshkosh për marrëzi të tilla”, ka thënë komentatori i Espn.
Now can we talk about Mbappe diving against a 10 men Wales in a Friendly? ?
________________________#FRAPDG | #FRAWAL pic.twitter.com/eBaUm8cbXu— B/R Goal (@br_goal) June 2, 2021


