Sporti

Siguroi kualifikimin në Evropë, Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

05/30/2023 15:40
nga:Mergim Rreci

Klubi i Vllaznisë siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të Abissnet Superiore.

Shkodranët do ta nisin eksperiencën e tyre në kompeticionin e Conference League nga turi i parë eliminator teksa kuqeblutë presin në vijim edhe kundërshtarët e mundshëm nga shorti.

Së fundmi, Vllaznia ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv teksa ka përzgjedhur për këtë rol Elvis Plorin. Ky i fundit ishtë në këtë sezon trajner i skuadrës U21 dhe ia doli ta shpallte skuadrën kampione ndërsa kujtojmë se në të kaluarën, Plori ka qenë edhe në krye të Vllaznisë.