Everton dhe Liverpool barazuan në ndeshjen e mbrëmshme në Premier League.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, e cila u bë e ‘zjarrtë’ sidomos në sekondat e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Derisa Liverpool kishte epërsinë prej 1 me 2, një gol i shënuar në kohën shtesë nga Everton, bëri që tifozët të shpërthejnë në festë.
Në fakt, një moment i veçantë në Goodison Park ishte ai kur në festë shpërtheu edhe një sigurim i ndeshjes, i cili shihet në videon e golit të publikuar nga Everton.
Shumë i lumtur dhe me shumë pasion ai e festoi golin, duke u bërë viral në rrjetet sociale.
Go on fella pic.twitter.com/MRSM7o3s7E
— Anthony (@maccaefc87) February 13, 2025


