Lajme

Siguria në alarm: Tri vrasje brenda javës në Kosovë

03/23/2026 08:46
nga:Genita C

Kosova është përballur me tri raste të rënda vrasjesh brenda një periudhe shumë të shkurtër, duke rritur ndjeshëm shqetësimet për sigurinë publike dhe rendin në vend, raporton GazetaBlic.

Ngjarja e parë ndodhi të hënën e kaluar në Gjakovë, ku në orët e hershme të mëngjesit një 38-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. I dyshuari u arratis fillimisht, por pas disa orësh u vetëdorëzua tek organet e rendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti i plagosur edhe një 29-vjeçar.

Rasti i dytë u regjistrua të shtunën, ku pas një përleshjeje mes dy vëllezërve, njëri prej tyre mbeti i vdekur. Për këtë rast është arrestuar një person.

Ndërkohë, rasti i tretë ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Majac të Podujevës, ku një grua qëlloi për vdekje një burrë. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe një person tjetër.

E rëndë: Vdes 68-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Podujevë

Një i vrarë, dy gra të plagosura – krejt çka dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës

Kryeprokurori për ngjarjen tragjike në Majac: Një djalë i vdekur dhe dy gra të plagosura, njëra prej tyre e dyshuara për vrasje