Geek

Siguria kibernetike në Kosovë, ekspertët tregojnë sa është vendi jonë i sigurtë nga sulmet e tilla

09/03/2024 21:05
nga:N K

Siguria Kibernetike është njëra nga shqetësimet e shekullit të 21 me të cilin po përballet edhe vendi jonë, sikurse bota.

Njohësi i zgjidhjeve teknologjike Gazmend Selmani, ka theksuar se vendi jonë ka një teknologji të zhvilluar e cila është duke ndikuar në ndalimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë.

“Shteti i Kosovës në vazhdimësi ka investuar në teknologji të avancuara dhe ka eliminuar rreziqet që vijnē nga sulmet kibernetike. Republika e Kosovës tashmë ka themeluar edhe entitete të veçanta që merren me sigurinë kibernetike, në nivel vendi”, tha ai për GazetaBlic.

Sipas tij shteti i Kosovës, për dallim nga vendet e rajonit i ka menaxhuar situatat me sulme kibernetike pa ndonjë pasojë.

“Viteve të fundit ka pasur intensitet të rritur të sulmeve kibernetike. Megjithatë Kosova, për dallim nga rajoni, i ka menaxhuar ato, pa ndonjë pasojë”, përfundoi Gazmend Selmani për Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë temë është prononcuar edhe eksperti i kibernetizmit, Mentor Hoxhaj.

Në një prononcim për Gazeta Blic, ai ka treguar sulmet kibernetike që kanë ndodhur këtë vit në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërkaq sipas tij ngritja e sigurisë në këtë sektorë ka mbetur në pjesën teknike të letrave, përshkak të mos përmisimit real në sigurinë kibernetike.

“Republika e Kosovës respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke tentuar të marrë disa hapa në lidhur me ngritjen e sigurisë kibernetike si në nivelin e Qeverisë, por pjesa e ngritjes të sigurisë në këtë drejtim më duket që ka ngecur ende në pjesën e letrave, në pjesën e ndërtimit të institucioneve pa pasur ndonjë impak të drejtpërdrejtë për ngritjen reale të sigurisë kibernetike”, u shpreh Hoxhaj.

“Në këtë drejtim dhe normalisht si ekspertat e fushës dhe si shoqëri civile do të dëshironim, që të kemi një raport më të detajuar në lidhje me këtë çështje për hirë të transparencës, në kuadër të sigurisë për të ndarë informacione të tilla që subjektet e tjera, institucionet e tjera publike apo private të mos bien pre e të njëjtit sulmë. Nga të gjitha informacionet që ne kemi, na tregon që jemi ende në fillimin e krijimit të një ambienti të sigurtë për siguri kibernetike”, përfundoi eksperti i kibernetizimit Mentor Hoxhaj për GazetaBlic. /GazetaBlic/

Sulmet kibernetike, eksperti i sigurisë paralajmëron: Nga këto dy vende Kosova mund të rrezikohet

Sistemi Informativ në Kosovë | Qehaja thotë se, çdo ditë vendi ynë atakohet me sulme kibernetike për shkak të Serbisë