Lajme

Siguria gjatë dimrit, Policia me kontroll të shtuar në transportin publik

12/07/2021 08:45
nga:M K

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po implementon plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror.

Në vazhdën e planeve tjera të operimit në ngritjen e sigurisë rrugore, nga data 01.12.2021, NJRKRR-ja ka filluar në implementim edhe të Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.

Që nga fillimit i planit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete vetëdijesuese dhe të asaj ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm.

Nga data 01.12.2021, deri me datën 05.12.2021, janë shqiptuar nga DRP-Gjakovë :

– 729 gjoba të ndryshme të shkeljes së rregullave të trafikut, ku prej tyre janë shqiptuar:

– 52 gjoba të planit operativ “Kontrollimi I shtuar I transportit publik”.

DRP –e Gjakovë do të vazhdon me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore.