Sporti

Siguri maksimale/ Tifozët Kuq e Zi e “pushtojnë” Poloninë, Policia i shoqëroi nga pas!

03/27/2023 08:45
nga:L J

Kombëtarja shqiptare e futbollit sot luan ndeshjen e parë të kualifikueseve për kampionatin evropian, Euro2024.

Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë sonte në Varshavë me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë ndeshje në Varvashë kanë udhëtuar edhe qindra tifozë shqiptarë që do ta përkrahin kombëtaren tanë në këtë ndeshje mjaft interesante.

Tifozat Kuq e Zi kanë mbërritur dje në Varshavë, ku janë përcjellur nga Policia polake gjatë udhëtimit, duke iu siguruar kështu një siguri e madhe nga autoritetet.

Ja pamjet: