Sporti

Siguri maksimale/ 500 policë i rujanë basketbollistët e Realit në Beograd

05/02/2023 17:20
nga:Lorik J

Basketbollistët e Partizanit të Beogradit dhe Real Madridit sonte nga ora 20:30 do të luajnë ndeshjen e tretë të çerekfinaleve të Euroligës.

Ndeshja e fundit përfundoi me një përleshje masive, kështu që basketbollistët e Realit janë nën eskortë speciale në Serbi. Mediumi serb, Telegraf merr vesh jozyrtarisht se lojtarët e Realit ruhen nga 500 policë, përcjell GazetaBlic Sport.

Partizani kryeson serinë me rezultatin total 2:0 dhe sonte ka shanse të kalojë me fitore në gjysmëfinale të Euroligës.

Problem për të dyja skuadrat janë pezullimet nga dy lojtarë. Kevin Punter dhe Mathias Lessort nuk do të luajnë për Partizanin, ndërsa Guerschon Yabusele dhe Gabriel Deck nuk do të luajnë për Realin.

/GazetaBlic Sport