Lajme

“Siguri dhe begati”, Deda thotë se slogani i VV-së do të duhej të ishte frikë dhe lëmoshë

12/18/2025 22:15
nga:G B

Opinionisti Ilir Deda ka komentuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Siguri dhe begati”.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se ky slogan do të duhej të ishte frikë dhe lëmoshë.

“Kur e dekonstrukton çka po të premtojnë me këtë sloganin e tyre, çka është ajo? Frikë dhe lëmoshë. Çfarë sigurie? Çdo javë e ke nga një vrasje, në jug të lumit Ibër, ku është siguria në Republikën e Kosovës”.

“Nuk ka raport ndërkombëtarë që mund ta ndryshojë përditshmërinë të cilën njerëzit po e jetojnë këtu”, u shpreh ai.