Sporti

Sigal Prishtina – Trepça, sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale

04/25/2024 16:34
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen sonte mes vete në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të fazës së Play-offit, në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytet, duke filluar nga ora 19:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra mitrovicase ka avantazhin prej 1 me 0 pas fitores në takimin e parë në Mitrovicë, kurse skuadra e cila i regjistron tri fitore e para do të kalojë në finalen e madhe.

Pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme sonte, me ‘Plisat’ që janë organizuar prej ditësh.

/GazetaBlic Sport/