Sporti

Sigal Prishtina – Trepça, ja kur do të zhvillohet finalja e madhe në Kupën e Kosovës

02/17/2023 22:18
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, kurse më herët, Trepça e mposhti skuadrën e Rahovecit, shkruan GazetaBlic Sport.

Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00, atje ku na pret një ndeshje spektakolare në “Miazir Isma”.