Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen nesër në ndeshjen e 5-të gjysmëfinale.
Fituesi i këtij takimi do të kualifikohet në finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll, transmeton GazetaBlic Sport.
Deri më tash, dy ndeshje i kanë fituar kryeqytetasit, kurse dy fitore kanë siguruar ‘Minatorët’ nga Mitrovica.
Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për këtë takim, me atmosferën që pritet të jetë fantastike.
Ky takim fillon nga ora 17:15.
/GazetaBlic Sport/