Sporti

Sigal Prishtina transferon amerikanin Deondre Parks

01/12/2023 11:47
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina ka prezantuar transferimin e ri.

Amerikani 30 vjeçar, Deondre Parks, do të jetë pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të edicionit, shkruan GazetaBlic Sport.

Parks luan në pozitat 1/2 dhe në të kaluarën ka luajtur në elitat e shteteve si: Britani e Madhe, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan, dhe Hungari.