Sigal Prishtina ka arritur një fitore me shumë vlerë në Ballkan League.
Skuadra kosovare triumfoi me rezultat 66-63 ndaj Levskit të Bullgarisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Levski e fitoi çerekun e parë me rezultat 16-24, ndërsa, çereku i dytë përfundoi me shifra të barabarta 16-16.
Prishtina tregoi shenja rikthimi në çerekun e tretë, atje ku triumfoi me rezultat 22-14. Përfundimisht, çereku i katërt ishte ai që e vulosi fitoren e skuadrës më të trofeshme kosovare. Ky çerek përfundoi me rezultat 12 – 9, me rezultatin përfundimtar 66-63.

/GazetaBlic Sport/


