Ka përfunduar ndeshja e tretë e playoffit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Takimi i sotëm që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë i takoi, Sigal Prishtines që arriti fitore me rezultat 86-71, shkruan GazetaBlic Sport.
Në pjesën e parë të duelit Sigal Prishtina shkoi në pushim me avantazh prej 9 pikësh me rezultat 50-41.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte lojtari i Trepçës, Artis me 23 pikë të shënuara.