Sporti

Sigal Prishtina reagon ashpër: Ndeshja duhet të luhet të premtën, FBK vendosi në koordinim të plotë me KB Trepca

04/25/2023 22:30
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Sigal Prishtinës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Garave për të vendosur që ndeshja me Trepçën të zhvillohet të dielën.

Skuadra nga kryeqyteti thotë se FBK në koordinim të plotë me KB Trepca e në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë Federatës kanë lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave, përcjell GazetaBlic Sport.

Në komunikatën e publikuar, klubi e kundërshton orarin e vendosur të ndeshjes dhe kërkon që ky takim të luhet të premtën me fillim nga ora 18:00.