Sporti

Sigal Prishtina njofton se ka shitur të gjitha biletat që kishte në dispozicion për finalen e madhe

02/16/2024 22:31
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Sigal Prishtinës ka njoftuar se ka shitur të gjitha biletat e finales së madhe ndaj Trepçës.

Kryeqytetasit njoftuan se biletat që kishin në dispozicion janë shitur dhe nesër nuk do të ketë të tilla, shkruan GazetaBlic Sport.

Më herët, Trepça poashtu njoftoi se ka shitur pjesën që kishte në dispozicion dhe tashmë është e qartë që pritet të ketë spektakël të madh basketbollistik në Gjakovë.

/GazetaBlic Sport/