Të dielën luhet ndeshja e fundit e serisë së gjysmëfinaleve të playoffit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Seria mes dy ekipeve deri tani është 2-2, kurse në Pallatin e Rinisë do të mësohet finalisti i kësaj gare ku do ballafaqohet me Pejën, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi kosovar, Sigal Prishtina ka lajmëruar përmes Facebook-ut se interesimi ka qenë shumë i madh nga tifozët për ta parë ndeshjen nga afër, kurse sipas njoftimit të fundit të gjitha biletat VIP tashmë janë shitur.
/GazetaBlic Sport/