Sporti

Sigal Prishtina kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, triumfon ndaj Bashkimit

02/16/2023 18:41
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 82-67, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Prishtina që kulminoi me kalimin në gjysmëfinalen e madhe.

Prishtina në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga çerekfinalja tjetër mes Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizrenit.

/GazetaBlic Sport/