Sigal Prishtina ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 80-76.
Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me të dy skuadrat që luftuan deri në sekondat e fundit.
Në finale, Prishtina do të përballet me skuadrën e Trepçës.
/GazetaBlic Sport/


