Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka shpalosur projektin për tregtarët ferizajas.
“Parking nëntokësorë për 200 vetura, hapësirë e mbyllur për treg ditor, lokale për tregtarët brenda hapësirës së tregut, hapësirë për panaire, vende të reja të punës, sepse Ferizaj e meriton”, thotë Sibel Halimi, në prezantimin e projektit për tregtarët e Ferizajt.
Sipas saj, pamjet e tregtarëve me qese mbi kokë, me improvizime të dhimbshme për mbrojtjen e produkteve dhe vetes nga reshjet. Zjarret në mes të tregut për t’u ngrohur gjatë dimrit do të mbeten vetëm një kujtim i keq i së kaluarës për qytetarët e Ferizajt.
Shkrimi i plotë:
Tregtarët do të mendojnë vetëm për shitjen e produkteve, jo më për kushtet!
Pamjet e tregtarëve me qese mbi kokë, me improvizime të dhimbshme për mbrojtjen e produkteve dhe vetes nga reshjet. Zjarret në mes të tregut për t’u ngrohur gjatë dimrit do të mbeten vetëm një kujtim i keq i së kaluarës për qytetarët e Ferizajt.
Projekti ynë për tregun multifunksional me dy nivele nëntoksore, do ta zgjidh problemin e tregtarëve një herë e përgjithmonë.
Parking nëntokësorë për 200 vetura ?️
Hapësirë e mbyllur për treg ditor ?
Lokale për tregtarët brenda hapësirës së tregut ✔️
Hapësirë për panaire ?
Vende të reja të punës ✅
#Ferizajemeriton
#ldk160