Lajme

Sibel Halimi thotë se nuk ka dhënë doreheqje nga LDK, por nuk tregon a ka dhënë doreheqje nga funksioni i zëdhënëses

03/14/2023 17:25
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, i ka përgënjeshtruar raportimet se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, por nuk ka qartësuar se a ka dhënë dorëheqje nga funksioni i zëdhënëses.

Halimi ka reaguar përmes Facebook-ut, duke shkruar se këto lajme “janë të pavërteta”.

“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta”, shkroi Halimi.

Angazhimin në LDK, Halimi tha se “do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë”.

“Faleminderit për përkahjen tuaj në rrugetimin tonë të përbashkët politik”, shtoi ajo.