Deputetja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu, duke deklaruar se vendi nuk duhet t’i nënshtrohet diktatit dhe presionit të pushtetit, raporton GazetaBlic.
Halimi theksoi se Avdiu, e cila është shtatzënë, u largua pasi refuzoi të lexonte lajme të parapërgatitura, duke shtuar se gjithmonë do të ketë profesionistë që mbrojnë fjalën dhe integritetin, edhe kur përballen me kosto të lartë personale.
Postimi i plotë:
Ky vend nuk i nënshtrohet diktatit, sado i fortë të jetë presioni i pushtetit.
Gjithmonë do të ketë profesionistë që i shërbejnë profesionit me dinjitet dhe integritet.
Edina Avdiu, shtatzënë, u largua nga puna sepse refuzoi të lexonte lajme të parapërgatitura.
Sepse ka ende njerëz që e mbrojnë fjalën, edhe kur çmimi është i lartë.


