Lajme

“S’ia vlejti marrja e flakareshave në KS të OKB”/ Cakolli: Kurti të mos e tregtojë aq lehtë përkrahjen ndërkombëtare

02/12/2024 18:57
nga:G B

Eugen Cakolli, hulumtues nga KDI, ka thënë se nuk ia ka vlejtur që të marrim flakaresha nga partnerët ndërkombëtarë në Këshill të Sigurimit, që pas një jave të vihet në pikën që prapë të dëgjohen këshillat e tyre, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se as afati tre mujor s’do të na këndellë raportet e imazhin.

Cakolli ka shtuar se përkrahja e ndërkombëtarëve s’guxon të tregohet aq lehtë nëpër strategji dialoguese të kryeministrit.

Postimi i tij i plotë:

S’ia ka vlejtë me i marrë do “flakaresha” nga partnerët kryesorë, midis Këshillit të Sigurimit, për me ardhë një javë pas në pikën kur prapë se prapë dëgjohen kërkesat e tyre.

Për ma keq, tash as vet ky afati tre-mujor s’do të arrijë të na këndellë raportet e imazhin. E përkrahja nga ndërkombëtarët nuk guxon të tregtohet kaq lehtë nëpër strategji dialoguese të kryeministrit.