Showtime

Si Vivien u eliminua nga “Love Story” pasi puthi Saimirin në takimin e parë: Me puthe e para pa dëshirën time

12/18/2022 09:46
nga:G C

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano, dikur ishte protagoniste në emisionin e dashurisë “Love Story”. Por për dallim nga BBVK që po del të jetë vajza me fat në dashuri, që përkrah ka reperin Getinjo, Thano nuk pati fat me Saimirin, “Princin” e Love Story.

Me profesion menaxhere e Marketingut, Vivien u bë pjesë e “Love Story” në vitin 2020, atëherë kur që në takimin e parë puthi Saimirin.

Ky i fundit pas një debati që patën në studio i tha se e kishte puthur pa dëshirën e tij.

“Vivien më puthi pa dashur unë fare. Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë” – kishte thënë Saimiri.

Vivien e thotë se “kam ardhur për ta gjetur njeriun me të cilin do ta kalojë jetën”.

“Për mua puthja nuk është faza embrionale e një lidhje” – vazhdoi tutje Vivien.

Një javë pas diskutimit, “Më puthe e para pa dëshirën time”, në ceremoninë e trëndafilave, Vivien mbeti pa një të tillë dhe për të përfundoi aventura në spektaklin televiziv.

Megjithatë, Vivien dy vite më pas po vazhdon në aventurën në BBVK, atje ku po shijon romancën me Getinjon.

Së fundi, Getinjo dhe Vivien e kanë shijuar surprizën e “Vëllait të Madh”.

Ata janë parë në momente shumë intime njëri me tjetrin.